Shpërblehet sërish Kosovare Asllani

Futboll 16 Qershor 2019 23:13

Kosovare Asllani e Suedisë është shpallur edhe një herë futbollistja e ndeshjes në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit për femra.

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave ka fituar me rezultat bindës 5:1 ndaj Tajlandës në kuadër të Kupës së Botës.

Në këtë fitore të Suedisë shënoi edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.

Ajo realizoi për 2-0 në minutën e 19’, derisa golin e parë e shënoi Linda Sembrant.

Kombëtarja e Suedisë është liderë e Grupit F me gjashtë pikë pas dy takimeve, e ndjekur nga SHBA-ja me tri, kurse Kili dhe Tajlanda janë ende pa pikë.

Ky ishte goli i dytë i Kosovare Asllanit në Botërorin e femrave, pasi ka shënuar edhe në fitoren 2-0 të Suedinë kundër Kilit.

Për shkak të paraqitjes fantastike, ajo është shpallur edhe një herë futbollistja e ndeshjes, ashti si në takimin e parë.

Në deklaratën për FIFA-n, Asllani ka thënë se e rëndësishme ishte që Suedia tashmë ka siguruar kualifikimin tutje dhe se mezi pret përballjen me Amerikën në xhiron e tretë të Grupit F.