Shpërblimet e sheikut Masour në qoftë se City fiton Ligën e Kampionëve

Futboll 30 Prill 2021 14:23

Futbollistët e Manchester Cityt do të shpërblehen në raste se arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave në Britani, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur këtë bonus për lojtarët pas fitores në gjysmëfinalen e parë ndaj Paris Saint-Germainit me rezultat 2:1.

Futbollistët kryesor të ekipit si Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Ilkay Gundogan dhe trajneri Pep Guardila do të përfitojnë deri në 1 milion euro si shpërblim.

Ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve do të fitojnë rreth 600 mijë euro në rast të se arrijnë të fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve. /Insporti.com/

-->