Shpërthen Blendi Shkëmbi – futbolli nuk ka pasaportë e kombësi!

Kombëtarja 02 Mars 2018 14:13

Trajneri i Lirisë Blendi Shkëmbi, pas përfundimit të ndeshjes së Lirisë me Ferronikelin ka shpërthyer në një deklaratë për media duke folur për situatë ne rëndë në klub.

“Që kur ka shkuar Presidenti i klubit Mirsad Qollaku, ne jemi në një situatë shumë të rënduar. Unë dhe lojtarët kemi qenë të veçuar që nga ajo kohë dhe klubi me Kryetarin e ri dhe me drejtorët e rinj ka shumë probleme, kryesisht të natyrës financiare.

Unë po ashtu dua të ju them të gjithëve, edhe Kryetarit të tri se futbolli nuk ka shtetësi, nuk ka pasaportë dhe në ekipin tim do të luajnë ata lojtarë që e meritojnë ashtu si unë e mendoj që duhet”, pohoi Shkëmbi për Supersport Kosova.

Shkëmbi pohoi po ashtu se e ka paraqitur dorëheqjen e tij, por në këtë ndeshje e ka udhëhequr ekipin për hatër të futbollistëve. Tash ëhstë duke pritur nëse do ti pranohet dorëheqja ose nëse menaxhmenti i Lirisë do të pranojë kushtet e tij.