“Shpërthen” Cana pas ndeshjes: Tash e tutje do të sillem ndryshe (VIDEO)

Futboll 01 Qershor 2019 18:49

Vëllaznimi për herë të dytë në dy edicione radhazi nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e barazhit për të kaluar në Superligë.

Këtë herë gjakovarët janë mposhtur nga Trepça’89 me rezultatin 4:2, në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

Pas sinjalizimit të përfundimit të takimit, futbollistët e Vëllaznimit i janë vërsulur gjyqtarit kryesorë, Mervan Bejtullahut, duke i kërkuar llogari atij.

Kur ekipi u vendos në zhveshtore, presidenti i skuadrës së Vëllaznimit, Agim Cana, iu drejtuar futbollistëve pas humbjes nga Trepça’89.

Presidenti Cana foli rreth padrejtësive që iu bënë skuadrës së tij nga gjyqtarët e takimit e shumë çka tjetër.

Për më shumë shikoheni videon e plotë./Insporti

Vellaznimi

Presidenti i skuadrës së Vëllaznimit, Agim Cana, me fjalimin e tij drejtuar futbollistëve pas humbjes nga Trepça’89.

Gepostet von Insporti am Samstag, 1. Juni 2019