Shpërthen Firmino, e quan idiot Sergio Ramos (Video)

Futboll 06 Qershor 2018 23:59

Sulmuesi i Liverpool dhe i Brazilit, Roberto Firmino, gjatë një interviste së fundmi është pyetur lidhur me rastin e ndërhyrjes së Sergio Ramos ndaj Mohamed Salah në finale të Champions League që u zhvilluar në Kiev më 26 maj, nga e cila ndeshje Real Madrid e fitoi trofeun për të tretën herë rresht, kurse Salah ngeli i lënduar duke shpresuar për një rikuperim për Kampionatin Botëror në Rusi, ku do të marrë pjesë me përfaqësuesen e Egjiptit.

Firmino fillimisht tha se nuk do të preferonte ta komentonte kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos dhe gjestin e tij ndaj Mo Salah, sepse në fund të fundit ata janë kampion të Champions League.

“Nuk do të preferoja ta komentoj Sergio Ramos, pasi ai ka qëndrimin e tij sepse është kampion i Champions League, mirëpo mendoj që është dëshmuar se ai është një idiot i madh për çfarë ka bërë”, ishin fjalët e Roberto Firmino. /Insporti.com

 

-->