Shpërthen interneti me veprimin e turpshëm të Fellainit, ia shkul flokët talentit të Arsenalit

Futboll 06 Dhjetor 2018 08:29

Andre Marriner, gjyqtar kryesor i takimit, i kurseu shumë mbrëmë lojtarët e Manchester Unitedit në Old Trafford, në barazimin 2-2 me Arsenalin, edhe pse ndërhyrjet e tyre ishin jashtë normales.

Fillimisht ishte Rojo që në pjesën e parë bëri një ndërhyrje shumë të ashpër në Matteo Guendouzi, e të cilën gjyqtari e ndëshkoi më të verdhë edhe pse ndërhyrja ishte me të vërtetë e ashpër.

I njëjti lojtar më vonë lëndoi edhe mbrojtësin e Arsenalit, Rob Holding, por përsëri gjyqtari i ndeshjes heshti.

Por, ajo që ishte shumë interesant ishte minuta e 86’të.

Fellaini ia shkuli flokët talentit të Arsenalit, Guendouzi, para gjyqtarit Marriner, por ky i fundit heshti, pavarësisht se akti i tillë u bë para syve të tij.

Edhe goli i barazimit i Manchester Unitedit në pjesën e parë ishte një gol i shënuar nga pozita jashtë loje, por që gjyqtarët nuk e panë duke e referuar si gol të rregullt. /Insporti.com/