‘Shpërthen’ Kuka: Ende nuk është ndarë lokacioni për statujën e Majlinda Kelmendit

Sporte luftarake 04 Nëntor 2019 18:34

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është i habitur se si ende nuk është ndarë lokacioni nga Komuna e Prishtinës, se ku do të vendoset statuja e Majlinda Kelmendit.

Gjatë muajit korrik Federata Botërore e Xhudos vendosi që t’i ndërtojë një statujë të bronztë Majlinda Kelmendit të financuar nga ana e tyre në shenjë nderimi për sukseset e arritura nga xhudistja pejane.

Driton Kuka ka deklaruar se kjo statujë është e gatshme, por që ende nuk është vendosur për lokacionin se ku do vendoset.

Trajneri pejan tha se kjo statujë duhet të vendoset në kryeqytetin e Kosovës, por që ende nuk ka marrë përgjigjje nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e akuzoi për neglizhencë.

“Mos t’i ndahet një vend i merituar për Majlinda Kelmendin në kryeqytetin e shtetit tem dhe të neglizohet.. sinqerisht nuk po e kuptoj. Shpresoj se kjo të kryehet javën tjetër” – tha Kuka për ‘Sportin në KTV’.

Driton Kuka tha se Federata Botërore e Xhudos po bën presion që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.

-->