‘Shpërthen’ mediumi serb, ja çfarë shkruan për Milot Rashicën

Futboll 02 Dhjetor 2019 10:11

Milot Rashica ishte njeriu kryesor i Werder Bremenit në ndeshjen e së dielës në udhëtim te Wolfsburgu, të cilën e fituan 3:2.

Rashica në këtë takim shënoi dy gola.

Këto gola ai i festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, duke u solidarizuar kështu me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.

Ky festim nuk ka mbetur pa u komentuar edhe në mediet serbe, të cilat e kanë krahasuar shqiponjën e Rashicës me atë të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

“Rashica feston si Shaqiri dhe Xhaka – Werderi merr pikët nga Wolfsburgu”, ishte titulli i mediumit serb “b92.net”.

-->