“Shpërthen” Muleci: Lash një kontratë të majme për Drenicën, klubi i zemrës më tradhtoi

Futboll 26 Korrik 2020 13:59

Orët e ardhshme të kësaj dite do të jenë shumë vendimtare për të ardhmen e KF Drenicës, kjo pasi sot do të vendoset fati i saj se a do të mbetet në elitën e futbollit tonë apo do të garojë në Ligën e Parë për herë të parë në histori të klubit, shkruan Insporti.com.

Një tjetër kokëdhimbje për klubin e Drenicës ka dalë edhe sulmuesi Flamur Muleci. Muleci mbrëmë në mesnatë reagoi në rrjetet sociale për situatën e tij duke shkruar se është tradhtuar nga skuadra e zemrës.

Insporti ka kontaktuar me Mulecin, i cili ka deklaruar se që nga largimi i trajnerit Gani Sejdiu situata e tij në klub ka ndryshuar.

“Kur kam ardhë unë në Drenicë iniciatori kryesor ka qenë ish trajneri Gani Sejdiu të cilin e falënderoj shumë, pasi më ka dhënë hapësirë dhe mbështetur. Në dy ndeshje që jam inkuadruar kam shënuar gol, me largimin e Sejdiut, gjithçka ndryshoi për të keq. Unë kam shumë gjëra për të treguar, megjithatë për shkak të respektit ndaj klubit nuk do të flasë më shumë, po sa të përfundojë kampionati do t’i them të gjitha”.

Muleci tutje për Insportin deklaroi se janë disa aryse pse nuk është selektuar në formacionin bazë dhe pasi t’i publikojë opinioni do të befasohet me atë se çfarë më ka ndodhur. “Arsyen do të them pasi të kryhet sezoni, së  çfarë ka ndodhur me mu e çka ka ndodh me klubit e Drenicës”.

Sulmuesi 25 vjeçar në kampionatin e Kosovës erdhi nga futbolli austriak, me qëllim e vetëm të ndihmojë klubin e vendlindjës së tij, por që në fund klubi i zemrës e ka tradhtuar.

Sipas Mulecit, ai ka lënë një kontratë në vlerë 30 mijë euro në Austri, ndërsa për Drenicën ka pranuar të luajë pa para.

“Unë kam lënë karrierën dhe një kontratë mjatë të majme, 30 mijë euro sezoni por erdha këtu për të ndihmuar ekipin e zemrës pasi këtu kam lindur. Megjithatë, këtu gjërat nuk po ishin me nivelin evropian dhe për këtë arsye klubi është në këtë gjendje të rëndë. Përkundër pa drejtësisë që më është bërë, unë prapë klubit i uroj fitoren dhe mbetjen në Superligë, e meritojnë tifozët”, përfundoi ai.

Muleci mbrëmë ka bërë një pyetje shumë interesante, ku ka shkruar se ka ardhur nga diaspora për të kontribuar për skuadrën e vendlindjes. Kurse sipas postimit të Mulecit del që pritja e tij nuk del të jetë e pritur edhe aq mirë.

“Erdha nga Austria për të kontribuar për ekipin e vendlindjes, vetëm e vetëm që të ndihem se jam krenar nga vi dhe se të ja arrijmë qëllimit për objektivin që kemi pasur. Por nuk ndodhi ajo që e kam pritur, mikpritja nga ekipi është pak i zbehtë ku jam inkuadruar vetëm në dy loje standard dhe kam realizuar në të dy ndeshjet, ndërsa në takimet tjerat kam nxehur bankinën për 90 minuta. Madje në ndeshjen e fundit as nuk jam i ftuar në 18-shen e skuadrës, kjo më ka dëshpëruar më së shumti. Me ftuat nga Austria për të dhënë kontributin erdha me krenari për ti shërbyer vendlindjes, por ma keni kthyer më të keq, kam vetëm një pyetje për ju “Pse Drenicë”, ka shkruar në rrjetet sociale Muleci.

Madje ai ka shtuar se nuk është i ftuar as në përbërje për ndeshjen e fundit me Dukagjinin që Drenica e zhvillon në shtëpi.

Muleci Drenicës iu bashkua në afatin kalimtar të janarit.

Kjo ndeshje mund të përcaktojë fatin e skuadrës kuqezi, pasi ende nuk ka siguruar mbijetesën, e cila renditet në pozitën e nëntë me 41 pikë të grumbulluara, pozitë kjo që nuk siguron mbetjen në Superligë.

Drenica do të ndeshet me Dukagjinin në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës takim ky i cili pritet të zhvillohet nga ora 17:00. /Insporti.com/

-->