‘Shpërthen’ sërish sportisti boshnjak i cili kriminelin Mladicin e kishte quajtur monstrum

Basketboll 10 Maj 2019 19:11

Basketbollisti i skuadrës Portland në NBA dhe anëtari i Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, Jusuf Nurkic, e ka tmerruar opinionin serb me një deklaratë, shkruajnë mediat serbe.

Qendra nga Tuzla në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore ndërmjet Portlandit dhe Denverit është paraqitur me fanellë në të cilën kanë qenë emrat e ushtarëve, të cilët në fillimet e viteve të nëntëdhjeta kanë luftuar me serbët, përcjell zëri.info.

Sigurisht se qëllimi i tij ka qenë ta provokojë ish-bashkëlojtarin e tij serb, Nikola Jokic, që luan për Denverin.

Por, kjo nuk është hera e parë që basketbollisti i Portlandit paraqet mendimin tij publikisht rreth luftës së ish-Jugosllavi.

Në të vërtetë Nurkic e kishte ‘ndezur’ opinionin serb kur në vitin 2017 në profilin tij në Facebook kishte shkruar një deklaratë shokuese para dënimit të Ratko Mladicit.

“Dëshpërimi është shumë i madh, është e vështirë të përballohet kjo. Bota me vite të tëra i ka parë vuajtjet tona, shpesh e ka kthyer kokën mënjanë, ndërsa kjo pritje dhe ky verdikt është nënçmim për të gjitha viktimat. Çfarëdo vendimi që të jetë, monstrumi nuk do ta marrë atë që e meriton. Por, mos u bë merak, të pret varri dhe gjykimi ashtu siç e meriton”, kishte shkruar Nurkic në Facebook.