Shpërthen” Zuka: Ky nuk është futboll – akuzon Llapin për “miqësoret”

Futboll 26 Korrik 2020 23:26

Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka ka akuzuar “ndeshjet miqësore” që kanë ndodhur këtë sezon në Superligën e Kosovës, duke e cilësuar këtë fenomen si të turpshëm, shkruan Insporti.

Numri një i Gjilanit, Zuka, nuk është përmbajtur në deklaratat e tij në emisionin “Sporti në KTV”.

Ai deklaroi se kjo çfarë ka ndodhur është e turpshme dhe se duhet të bëhën ndryshime. Zuka akuzoi klubin e Llapit dhe disa klube të tjera se kanë zhvilluar “miqësore”.

“Unë jam i kënaqur me trajnerin dhe futbollistët. Shumë mirë e ka thënë Munishi, ajo jo miqësore por turp. Llapi a e dini çfarë ka bërë, kjo është turp. Edhe Prishtina çfarë ka bërë është turp, nese nuk vepron FFK nuk ka futboll në Kosovë” – u deklaroi Zuka.

Ai vazhdoi duke thënë se ndihet i turpëruar me deklaratat për trajnerët dhe futbollistët nga Shqipëria. Zuka deklaroi se ne jemi një dhe se kemi vetëm kufinj artificial dhe se i vie keq që nuk kemi një ligë të përbashkët me Shqipërinë.

“Ky nuk është futboll, ju mund të flitni cfarë të doni, ua pranoj por kjo nuk është futboll edhe pse nuk jam ndonjë ekspert i futbollit. Tërë kohën ka qenë një tendencë ndaj Gjilanit nga mediet dhe analistet. Nese ju pengojnë trajnerët dhe futbollistët nga Shqipëria më vjen keq, ne jemi shqiptarë, ne jemi një. Më vjen keq që nuk e kemi një ligë të përbashkët me Shqipërinë e Maqedoninë” – shtoi Zuka.

Në fund, presidenti Zuka konfirmoi se trajneri Gentian Mezani do të jetë pjesë edhe për ndeshjet në Evropë dhe sezonin e ardhshëm.

“Mezani do të jetë edhe për garat evropiane, ashtu edhe për sezonin e ardhshëm”

Në Zuka paralajmëroi një konferencë per shtyp në të cilën do të paraqiten të gjitha dëmtimet që klubi i tij mendon se i janë bërë gjatë sezonit dhe problemet e futbollit në Kosovë.

Gjilani për herë të parë do të merr pjesë në garat evropiane pasi mbylli sezonin në vendin e dytë, ku kishte pikë të barabarta me Dritën e cila u shpall kampion me 68 pikë. Gjilani do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës./Insporti.com/

-->