“Shpërthim” në Paris afër stadiumit ku po zhvillohet Roland Garros

Tenis 30 Shtator 2020 14:19

Një shpërthimi i fuqishëm është pretenduar se ka ndodhur sot në Parisë, derisa ishte dëgjuar edhe gjatë ndeshjes së tenisit në Roland Garros, transmeton “Zeri.info”.

Shpërthimi ka ndërprerë për pak minuta ndeshjen midis Stan Wawrinka dhe Dominic Kopfer. Gjermani u ndal pas shpërthimit, dhe nuk mund ta besonte atë që po ndodhte.

Në Twitter, njerëzit pretendojnë se e kanë dëgjuar shpërthimin edhe pse janë rreth 20 kilometra larg Parisit.

Gjithsesi, më vonë erdhi një lajm i mirë pasi nuk doli te jetë një shpërthim por një avion ushtarak theu pengesën e zërit. Këtë informacion e konfirmoi policia franceze, e cila njoftoi në Tëitter se ishte një aeroplan francez që theu pengesën e zërit dhe shqetësoi parisienët.

-->