Shpëtim Duro te Drita – ky është lajmi i fundit

Futboll 17 Shtator 2018 08:28

Shpëtim Duro është trajneri i ri i Dritës së Gjilanit, sipas mediave në Shqipëri.

Panorama Sport mëson nga burime pranë klubit kosovar, se trajneri tiranas ka pranuar ofertën dhe sot do të prezantohet zyrtarisht te klubi.

Duro ka drejtuar Partizanin, Skënderbeun, Vllazninë, Besën, Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi Flamurtarin.

Duro do të nisë një aventurë të re te kampioni i Kosovës, të cilin e gjen në një moment krize, pas kanë katër humbje radhazi në Superligë.