Shpëtimi i vitit në motoçiklizëm

Moto GP 21 Maj 2018 18:17

Në garën për Shpërblimin e Madh të Francës në Moto 3, ka ndodhur një incident që për fare pak, ka mundur të ketë pasoja fatale.

Enea Bastianini u rrëzua dhe doli nga shtegu. Bastianini veçse e kishte lëshuar motoçikletën e tij, por inercioni e kishte bartur fuqishëm dhe nuk kishte kontroll mbi trupin e tij, kur prapa tij erdhi Jakub Kornfeil, i cili ishte vetëm disa të qindtat e sekondës prapa dhe nuk kishte ku të shkonte.

Sidoqoftë, Kornfeil shpëtoi duke vendosur të ngasë mbi motorin e Bastianinit dhe në mënyrë të pabesueshme duke mbajtur kontrollin mbi motorin e vet në manovër të cilës secili ngasësi i motokrosit do t’ia kishte lakmi.

Shikoni videon nga ngjarja, të cilën Marc Marquez, lideri i MotoGP quajti shpëtimi më i mirë ndonjëherë.

-->