“Shpresoj se do ta thyej rekordin e Federerit”

Rafael Nadal dha një intervistë të shpejtë për “ESPN Mexico” gjatë qëndrimit të tij në Kankun, ku do të hapë një qendër tenisi.
Spanjolli u pyet nëse mendon se mund ta thyejë rekordin e Roger Federerit të 20 titujve Grand Slam, transmeton Insporti.
“Shpresoj,” tha Nadal. Duke analizuar ecurinë e tij në Australian Open, që përfundoi me humbjen nga Novak Djokovic në finale, 32-vjeçari shtoi:
“Kishin kaluar katër muaj pa gara, pata një ecuri të mirë, pastaj në finale u ndesha me një lojtar më të mirë se unë dhe më munguan disa gjëra: ritmi dhe të gara kur jam në pozitë të vështirë, gjë që nuk e kam bërë që nga viti i kaluar në US Open.
“Fitova ndeshje në mënyrë shumë të lehtë gjatë tërë Australian Openit – dhe nuk isha i gatshëm të ndeshesha në një takim aq të madh.” /Insporti.com/