Shqipëria e mposhti Islandën, atmosferën e “dogjën” dy modelet e njohura (VIDEO)

Futboll 11 Shtator 2019 14:36

Mbrëmë në “Elbasan Arena” u zhvillua ndeshja Shqipëria-Islanda, e cila përfundoi me rezultatin 4-2. Kombëtarja shqiptare arriti që ta mposhte kundërshtarin me një rezultat mjaft të mirë.

Për të mbështetur Kombëtaren shqiptare ishin një numër i madh tifozësh, por vëmendjen e kanë tërhequr dy modelet e njohura, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

Të dyja kanë publikuar në “Instastory”-t e tyre foto e video nga stadiumi. Në disa video vajzat shfaqen teksa këndojnë “Xhamadani vija-vija” dhe bëjnë shqiponjën me duar.

Sigurisht mjaft tërheqëse dhe seksi ato kanë ‘djegur’ edhe më shumë atmosferën.