Shqipëria e mund Kosovën në miqësore

Futboll 03 Qershor 2019 20:05

Kosova U-19 dhe Shqipëria U-19 kanë zhvilluar ndeshje miqësore, që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Nga kjo ndeshje të rinjtë e drejtuar nga trajneri Nevil Dede kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3:1 ndaj bashkëmoshatarëve Dardanë.

Kuqezinjtë e trajnerit Dede kanë zhvilluar një lojë të bukur në pjesën e parë, duke luajtur një në sulm. Kosova kaloi e para në avantazh me anë të Albin Prapashticës që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 33-të.

Përtej disavantazhit kuqezinjtë vazhduan lojën sulmuese dhe arritën të barazojnë në minutën e 42-të me anë të Ernest Muçit. Me rezultatin 1:1 u mbyll dhe fraksioni i parë i ndeshjes. Në pjesën e skuadra e Dedes ka dominuar mbi kundërshtarin duke arritur të shënojë dy herë, me anë të Muçit përsëri në minutën e 69-të dhe Armando Brojas në minutën e 80-të.

Goli i sulmuesit të Chelsea vulosi dhe rezultatin 3:1 që nuk ndryshoi deri në fund. Kosova dhe Shqipëria do të luajnë dhe një miqësore tjetër, më datë 5 Qershor në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.