Shqipëria e para e grupit, fiton me shumë dramë ndaj Bjellorusisë

Nations League 18 Nëntor 2020 16:25

Shqipëria ishte nikoqir i Bjellorusisë në kuadër të rrethi të gjashtë në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 4.

Shqipëria ka arritur fitore më shumë mundime ndaj Bjellorusisë në sfidën që u zhvillua në “Air Albania” në Tiranë.

Kuqezinjët kaluan në epërsi në minutën e 19-të, pas një goli fantastik me kokë nga ana e Sokol Cikalleshit.

Ky është goli i 9-të për Kombëtaren shqiptare i Cikalleshit dhe i treti në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve.

Cikalleshi shënoi edhe golin e dytë për Shqipërinë nga pika e bardhë, pas faullit të portierit mysafir në Rey Manajn.

Bjellorusia ngushtoi epërsinë në 2-1 me një gol të Maksim Skavysh në minutën e 35-të.

Rey Manaj riktheu epërsinë prej dy golash të Shqipërisë me një gol në minutën e 44-të. Pas një tentantive të Gjasulës, Manaj u gjend i vetëm përball portierit të cilin e mposhti me një goditje të fortë në cepin e majtë.

Bjellorusia ngushoti përsëri rezultatin 10 minuta nga fundi i ndeshjes me anë të Max Ebong.

Bjellorusia ishte lidere e grupit me dhjetë pikë, ndërsa Shqipëria kishte dy më pak. Fitorja në këtë takim e ka nxjerrë Shqipërinë në vendin e parë në grup që bënin pjesë edhe Kazakistani dhe Lituania./Insporti.com/

-->