Shqipëria mposht Andorrën, e nis me fitore

Futboll 25 Mars 2021 22:45

Shqipëria ka nisur me fitore kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton Insporti.com.

Kombëtarja shqiptare fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Emir Lenjani në minutën e 41-të.

Ndeshja u dominua në tërësi nga futbollistët shqiptarë, të cilët kanë mundur ta fitonin këtë ndeshje edhe me më shume gola epërsi.

Ndryshe, kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të Grupit I. Shqipëria dhe Anglia tani ndajnë dy pozitat e para me nga tre pikë.

Kujtojmë se këto dy Kombëtare do takohen më 28 mars në “Air Albania Stadium”. /Insporti.com/

-->