Shqipëria sytë nga një tjetër futbollist i Kosovës që po shkëlqen në Evropë

Kombëtarja 21 Gusht 2019 12:38

Kombëtarja e Shqipërisë i ka hedhur sytë edhe nga një tjetër futbollist i Kosovës.

Tashmë në “radarin” e Edi Rejas është mesfushori Florian Loshaj.

Futbollisti që luan në Rumani te Poli së fundi i ka shënuar një gol nga 30 metra skuadrës së madhe të këtij shteti, Steaua Bukurest.

23-vjeçari ka qenë i ftuar te Kosova U21 por më pas nuk është ftuar në as një takim në ekipin A të Kosovës.

Trajneri i Shqipërisë, Reja, raportohet te po tenton ta bind mesfushorin që t’i bashkohet kombëtares kuqezi.