Shqiptarët në Europa League sonte

Futboll 22 Shkurt 2018 15:04

Edhe sonte në përballjet e dyta të 1/16 së finales në Europa League, do të kemi paraqitje të lojtarëve shqiptarë nëpër skuadra të ndryshme, por pa ndonjë shpresë se do të ketë ndonjë duel direkt në mes tyre.

Ndeshja në mes Salzburg kundër Real Sociedad është pritur që të ketë përball dy shqiptarët, në njërën anë te skuadra austriake Valon Berishën dhe në anën tjetër Adnan Januzaj. Megjithatë, përderisa Januzaj për pak sa nuk i siguroi fitoren baskëve të Real Sociedad, Valon Berisha mungoi në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit, e pritet sipas gjitha gjasave që do të mungojë edhe sonte.

Tek Arsenal si zakonisht Mustafi e Xhaka do të jenë startues edhe në përballjen e dytë me suedezët e Ostersunds.

Në itali, Elseid Hysaj në pozitën e tij, i pa konkurrencë tek Napoli që udhëton në gjermani kundër Leipzig, e cila ka epërsinë me rezultat 3-1 nga ndeshja e parë, kurse Etrit Berisha i cili në Dortmund mori 3 gola nga Borussia në fitoren e gjermanëve 3-2, do të mbron përsëri portën e Atalanta-s.

Befasi në ndeshjen e parë të AEK të Athinës dhe Dynamo Kiev, shkaktoi një shqiptarë pak i njohur Astrit Ajdareviç, i cili një minutë pasi u inkuadrua nga banka, shënoi golin e barazimit për ekipin grekë. Astriti edhe në ndeshjen e dytë, pritet se do të jetë në bankën rezervë, por mund të shijoj minuta përsëri. /insporti.com

-->