Shqiptarët protagonist në finalet e Championsit dhe të Evropa Ligës

Futboll 10 Maj 2019 15:08

Futbolli kthehet në shtëpi, aty ku ka lindur, të paktën për këtë sezon.

Kështu mund të përmblidhet ajo që ndodhi në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Europa.

Dy finale angleze, Liverpool-Totenham dhe Arsenal-Chelsea, kanë eklipsuar mbarë kontinentin në këtë sport.

Edhe më optimisti, vështirë ta ketë parashikuar një përfundim të tillë të dy kompeticioneve më të rëndësishme për klubet evropiane.

Tashmë është e sigurt: dy trofetë e shumëlakmuar do të mbeten në Angli.

Se cilat skuadra do t’i fitojnë, mbetet ta vendosë fusha e lojës, në “Vanda Metropolitano” dhe Baku.

Interesant është fakti se në këto dy finale të mëdha angleze do të ketë edhe një pjesë “shqiptare”.

Jo pak, por tre futbollistë janë pjesë e dy skuadrave finaliste: Xherdan Shaqiri te Liverpooli, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi tek Arsenal./Insporti