Shqiptarët ‘pushtojnë’ Sofjen, gati për ndeshjen kundër Bullgarisë

Kombëtarja 10 Qershor 2019 10:03

Përfaqësuesja e Kosovës do të takohet sot me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të futbollit.

Që nga dita e djeshme Bullgarisë, më saktësisht kryeqytetit të këtij shteti, Sofje, ia kanë mësyrë shumë qytetarë nga Kosova dhe vise tjera të banuara me shqiptarë.

Madje ka të tillë që do të vijnë edhe nga Anglia, shkruan zeri.info.

Këtë na e tha bashkëkombësi ynë Jakup Bajra, pronar i disa hoteleve në Sofje.

“Ka gati tridhjetë vjet që jam në Sofje dhe kurrë në jetën time nuk kam parë shqiptarë më shumë se këto ditë këtu”, tha Bajra që vjen nga një fshat i Gjilanit.

“Mbrëmë në çdo cep të Sofjes dëgjoja që flitej shqip”, shtoi më tutje Bajra, i cili shpreson shumë në fitoren e Kosovës ndaj Bullgarisë.

Ndryshe, ndeshja Bullgaria-Kosova zhvillohet sot në stadiumin “Vasil Levski”, duke filluar prej orës 20.45.

-->