Shqiptarët që sonte luajnë në Europa League

Futboll 15 Shkurt 2018 13:44

Sonte në dy termine, nga ora 19:00 dhe 21:00 zhvillohen ndeshjet e para të 1/16 së finales së Europa League.

Nga ndeshjet e shumta që luhen, do të kemi edhe një numër të lojtarëve shqiptarë që pritet të paraqiten për skuadrat e tyre. Megjithatë, nga përballjet direkte, do të jetë ajo në mes Adnan Januzaj me Real Sociead dhe Valon Berisha për Salzburg. Ekipet në fjalë takohen në spanjë, në stadiumin “Anoeta”.

Përballjet tjera ku pritet të luajnë shqiptarët është ajo në mes Ostersunds dhe Arsenal, e për “Topçinjtë” nga Londra paraqiten Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Elseid Hysaj me Napolin pret në shtëpi gjermanët e Leipzig, kurse Thomas Strakosha e Lazio udhëtojnë në Rumani në përballje me Steaua-n e Bukureshtit.

Atalanta e Etrit Berishës, merr rrugë për në Gjermani në një ndeshje të vështirë me Borussia Dormund në “Signal Iduna Park”, mirëpo nuk është e sigurt se prishtinasi do të paraqitet për ekipin italian.

Dhe i fundit që merr pjesë sonte në Europa League është, Astrit Ajdareviç, lojtarë pak i njohur i cili luan për AEK-un e Athinës, që e pret në shtëpi skuadrën ukrainase të Dynamo Kiev.
Astrit Ajdareviç është i lindur në Prishtinë, me prindër që kanë prejardhje nga Medvegja, ku në fakt mbiemri i tij më herët ka qenë Hajdari, por babai i tij e kishte ndërruar në Ajdareviç pasi ishte futbollist që luante atëbotë në ligën jugosllave. Më vonë familja e tij emigruan në Suedi, kurse Astriti ka qenë pjesë e kategorive nga U17 deri tek U23 të Suedisë. Por, vitin 2017 vendosi të paraqitet për Shqipërinë. /Insporti.com

-->