Shqiptari debuton në MMA me fitore ndaj serbit

Sporte tjera 20 Tetor 2019 22:31

Shqiptarët njihen për përformancat e mira në sportet luftarake.

I jashtëzakonshëm është treguar edhe djaloshi nga Lubizhda e Hasit, Enis Muqaj që në debutimin si profesionist në MMA.

Mbrëmjen e kaluar, 18 vjeçari ka mposhtur në “shtëpinë e tij” serbin, Veljko Vulovic.

Shqiptari nga Prizreni nuk i dha asnjë mundësi kundërshtarit dhe në fund fitoi brezin në kategorinë deri në 77 kilogram.

Gara më e madhe në Serbi e këtij sporti, “Serbian Batle Championship” e zhvilluar në sallën “Kristalna Dvorana” në Zrenjanin ka qenë mundësia e “artë” e Muqajt që të shpërthej.

Enisi nga mosha tetë vjeçare jeton dhe vepron në Kroaci derisa kjo ka qenë gara e tij e parë profesionale.

MMA

Shqiptari nga Hasi i Prizrenit e bën për spital serbin, në mes të Serbisë

Gepostet von Inspirimi am Sonntag, 20. Oktober 2019

 

-->