Shqiptari i Kosovës, në finalen e madhe të Kampionatit të Greqisë

Volejboll 05 Korrik 2020 10:10

Skuadra e Olimpiakosit, ku luan edhe Gazmend Husaj, fiton edhe ndeshjen e 3-të të gjysmëfinaleve të “play-off“-it, duke fituar në 3 sete në shtëpi dhe duke triumfuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2:1 në duelin me Feniksin e Sirosit.

Kapiteni kuqezi realizoi 12 pikë në këtë ndeshje që i siguroi skuadrës së tij vendin në finalen e madhe për titullin e kampionit të Greqisë në volejboll për meshkuj.

Volejbollisti nga Kosova tregoi lojë të madhe dhe në fitore që e drëgoi në finale.

Olympiakos- Feniks Siros 3:0 (2:1)

-->