Shqiptari nokauton boshnjakun – shikoni pamjet

Sporte luftarake 13 Shtator 2020 16:47

Boksieri shqiptar, Senad Gashi, ka shkëlqyer në duelin e mbrëmjes së të shtunës ndaj boshnjakut Adnan Redzovic.

Boksieri i rritur në Gjermani i dha fund duelit në raundin e katërt me nokaut.

Me këtë fitore Gashi regjistron fitoren e 20-të në boksin profesionist.

Aktualisht 30-vjeçari i lindur në Pejë është shqiptari më elitar në boksin e peshave të rënda, duke ecur në gjurmët e atletëve të njohur si Luan Krasniqi dhe Arnold Gjergjaj.

-->