“Shtanget” Chelsea në “Stamford Bridge” nga Bournemouth

Futboll 14 Dhjetor 2019 18:07

Chelsea është mposhtur në ‘Stamford Bridge’, në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Londinezët pësuan nga Bournemouth, me rezultatin minimal 0:1.

‘Blutë’ e Londrës luajtën një ndeshje mjaft të mirë, por konkretizimi i golit mungoi për lojtarët e Frank Lampard.

U nevojitën plot 84 minuta lojë që të shënohet goli i parë dhe i vetëm në këtë takim.

Ishte Dan Gosling ai që gjeti golin që kishte vlerën e tri pikëve për Bournemouth fal edhe ndihmës së VAR-it.

Me këtë humbje, Chelsea mbetet në kuotën e 29 pikëve, në pozitën e katërt, kurse Bournemouth ngritët në 19 pikë, në pozitën 14-të.

-->