Shteti i Indisë e malltreton kampionen e Evropës, trajnerin e saj dhe gjyqtarin Latif Demolli

Boks 05 Nëntor 2018 22:58

Sportistët e Kosovës vazhdojnë që të përballen me probleme të mëdha sa i përket vizave, raporton Insporti.com.

Së fundmi me këtë problem janë përballur edhe boksierja Donjeta Sadiku që është kampione e Evropës dhe nën-kampione botërore, trajneri i saj Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Problem kësaj radhe ka nxjerrë shteti i Indisë që nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e shtetit më të ri në botë.

Lexoni postimin e Latif Demollit nw rrjetin social Facebook

Boksierja nenkampionja Boterore,kampionja Evropiane Donjeta Sadiku dhe ekipi i Kosovës trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari nderkombetar Latif Demolli,prapë kanë hasur në probleme për tu paisur me Viza të shtetit të Indisë,ku mbahet Kampionati Boteror për femra senior nga 15 – 25 nentor 2018.

Vitin e kaluar 2017 ekipi i Kosovës nuk u pais me viza te shtetit të Indisë për pjesëmarje në kampionatin boteror,ku nderhyri Ministria e punëve të Jashtme e Indisë me arsye se shteti Indian nuk e njeh pasaporten e shtetit të Kosoves dhe nuk e pranon si shtet Republiken e Kosovës,por duhet të kemi pasaporta të ndonji shteti tjeter që e njeh India.

Po ket vit ekipi i Kosoves është paisur me pasaporta Shqiptare per të mundur të hyjë në Indi dhe te mare pjese ne kampionatin Boteror ,edhe pse ka dorezuar të gjitha dokumentacionin e kerkuar në Ambasaden Indiane në Sofje (Bullgari),ende nuk ka kufar komfirmimi, edhe pse nga 04 nentor deri me 12 nentor organizohet kampi i perbashket boteror ne Nju Delhi,ku dhe Kosova ka paraqitur pjesëmarjen në ket kampë qe boksierja Donjeta Sadiku të jetë sa ma e pergaditur per kampionatin boteror qe eshte dhe kualifikues per Lojrat Olimpike 2020 në Londer.

Duhet cekur se Federata e boksit të Indisë,Federata Boterore AIBA,Komiteti Olimpik Nderkombetar,Komiteti Olimpik Indian,kanë lejuar pjesëmarjen e Kosoves në ket kampionat boteror dhe së bashku me Komiteti Olimpik i Kosovës janë duke bër trysni në Ministrin e puneve të jashtme të Indisë që të lejoj paisjen e ekipit të Kosoves me viza dhe hyrjen në shtetin Indian.

Dhe shpresojmë dhe besojme se deri me 13 nëntor ekipi i Kosoves të paiset me Viza të Indisë,dhe te udhetoj ne kampionatin boteror në Nju Delhi(Indi) 15 – 25 nentor 2018.