Shtohen ekipet që e kërkojnë mesfushorin e Liverpool

Liverpool këtë vit ka pasur paraqitje të mira, e për këtë ndër më meritorët janë grupi i lojtarëve që Jurgen Kloop ka mbledhur.
Mirëpo, kjo gjë në të njëjtën kohë, tërheq edhe vëmendjen e skuadrave tjera të cilat mund të interesohen për disa prej lojtarëve të “The Reds”.
Juventus tani e një kohë ka shfaqur interesimin për Emre Can, mirëpo së fundmi konkurrenca për të është shtuar edhe nga skuadra gjermane e Bayern Munchen, të cilët do të mundohet ta kthejnë 24 vjeçarin përsëri në “Allianz Arena”.
Duke marrë parasysh se ardhmja e Arturo Vidal tek bavarezët është e paqartë, atëherë tentativa e tyre edhe mund të shtohet gjatë verës.
Emre Can veçse ka lejen të fillojë bisedimet me skuadrat jashtë Premier League për të negociuar një para-marrëveshje.
Faktorë i rëndësishëm është edhe fakti se gjermani mund të largohet si lojtarë i lirë në fund të sezonit dhe mosha e tij vetëm 24 vjeç, pritet se do të zgjojë interesimin edhe të ekipeve brenda Anglisë.
Ku do të jetë aventura e re e gjermanit, kjo përfundimisht në fund do të varet nga vet ai, i cili para vetes do të ketë opsione të shumta. /Insporti.com