Shtohen problemet për Madridin

Futboll 11 Janar 2019 15:55

Nuk kanë fund telashet për Real Madridin e Santiago Solarit.

Real Madrid duket se do të jetë i përgjysmuar për ndeshjen kundër Betisit të dielën, raporton Insporti.

Klubi ka raportuar në faqen zyrtare se gjashtë lojtarët që janë në infermieri, janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet e tyre, dhe së fundmi është shtuar edhe Vinicius.

Brazili vuan nga gripi, dhe nuk është stërvitur me ekipin gjatë ditës së sotme.

AS raporton se kjo mund të mos e ndalojë 18-vjeçarin që të luajë kundër Betisit, por e vërteta është se mund ta kufizojë të japë më të mirën pikërisht kur skuadra e Los Blancos ka më së shumti nevojë.

Kroos, Asensio, Llorente, Bale, Courtois dhe Mariano kanë vazhduar me proceset e tyre të rikuperimit, ky i fundit është stërvitur sot për disa minuta me ekipin e parë.

Përveç dëmtimeve të shumta, Lucas Vázquez, i përjashtuar në ndeshjen me Real Sociedad, do të mungojë gjithashtu kundër Betisit.

Kështu, Solari është vërtetë në kokëdhembje pasi që në fazën ofensive ka vetëm tre lojtarë, Benzema, Brahim Diaz (që e bleu nga City) dhe Vinicius që po vuan nga gripi.

Mungesa e lojtarëve në fazën ofensive mund t’i shkaktojë shumë probleme Realit kundër Betisit, ashtu sic i ka shkaktuar deri më tani në La Liga që besoni apo jo, e gjithë skuadra ka realizuar vetëm 26 gola në La Liga. /Insporti.com/