Shtretërit “anti-seks” në Olimpiadë, sportisti irlandez e dëshmon të kundërtën

Tokio2020 19 Korrik 2021 19:12

U tha se sportistët e grumbulluar në Tokyo për Lojërat Olimpike nuk do lejohen të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe organizatorët po punojnë për të mbikqyrur gjithçka, transmeton Insporti.

Japonezët duan të shmangin këtë për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Për këtë qëllim, japonezët ndërtuan shtretër nga materiale të lehta, veçanarisht nga kartoni i cikluar në mënyrë që të mos ndodhin mardhënie seksuale në to.

“Ne kemi bërë eksperimente me uljen e peshave në shtretër. Për sa kohë që ka dy njerëz në to, nuk ka probleme. Personi i tretë nuk mund të qëndrojë dhe automatikisht do të shembet”, tha ai.

Nga ana tjetër, sportisti irlandez, Rhys McClenaghan ka postuar një video në rrjetet sociale ku ai hidhet në shtrat dhe pretendon se mund të përballojë pesha më të mëdha.

-->