Shtyhet edhe një ndeshje në Premier Ligë
Futboll
26 Dhjetor 2021
09:24

Situata me pandeminë e ka goditur shumë Premierligën.
Udhëtimi i Crystal Palace në Tottenham në “Boxing Day” do të shtyhet për shkak të një shpërthimi të koronavirusit në skuadrën e Eagles.
Tottenhami tashmë është tri ndeshje prapa, pasi ndeshjet e tyre me Burnley, Brighton dhe Leicester janë shtyrë, ndërsa Palace nuk ishte në gjendje të përballej me Watford në raundin e fundit të ndeshjeve të Premier Ligës.
Më herët, liga angleze ka njoftuar se mbi 77% e lojtarëve janë të vaksinuar me dy dozat.