Shtyhet fillimi i edicionit të ri në basketboll

Superliga 28 Shtator 2020 14:36

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.09.2020 ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të edicionit të ri të garave, në mënyrë që t’ju japë kohë të mjaftueshme skuadrave për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri.

Në këtë mënyrë:

– Ndeshjet e ‘play-outit’ do të zhvillohen më 14 dhe 17 tetor 2020;

– Turneu i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet prej 21 deri më 25 tetor;

– Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të fillojë më 28/29 tetor;

– Afati kalimtar për basketbollistë/e shtyhet deri më 5 tetor në ora 16:00.

-->