Shtyhet gara e çiklizmit në Ferizaj shkaku i situatës me “Covid-19”

Sporte tjera 07 Korrik 2020 14:33

Situata epidemiologjike në vendin tonë është rënduar tej mase ditëve të fundit. Numri i personave të infektuar me koronavirus po rritet nga dita në ditë, derisa vetëm dje u konfirmuan 195 raste të reja me COVID-19.

Një prej qyteteve me numrin më të madh të të infektuarve është edhe Ferizaj.

Duke parë statistikat e fundit të të infektuarve dhe faktin se Ferizaj është ndër vendet më të prekura me COVID-19, Federata e Çiklizmit e Kosovës ka vendosur ta shtyjë edhe për një javën garën e planifikuar të mbahet këtë fundjavë në Ferizaj.

Gara tashmë është shtyrë për 19 korrik, derisa nëse situata nuk ndryshon gara në fjalë mund të ndryshohet sërish. /zëri/

Njoftimi i FÇK-së:

“Të nderuar çiklistë,

Duke parë statistikat e fundit të të infektuarve dhe faktin që Ferizaj është një prej vatrave me numrin më të madh të prekurve me COVID-19, Federata e Çiklizmit e Kosovës ka marrë vendim ta shtyjë për një javë garën e planifikuar të mbahet në këtë vikend në Ferizaj.

Gara tashmë shtyhet për datën 19.07.2020 mirëpo edhe ajo datë do të mbetet subjekt i ndryshimit, në rast se situata nuk përmirësohet.

Përtej sportit tonë të dashur, është shëndeti dhe mirëqenia Juaj!

FÇK do ju njoftojë me kohë për çdo vendim/ndryshim eventual.

Kujdes PO! Panik JO!”.

-->