Shtyhet ndeshja e kupës ndërmjet Feronikelit dhe Lirisë

Futboll 28 Janar 2020 19:06

Të premten do të mbahet takimi me delegatët e Superligës dhe Ligës së Parë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.

Në agjendën e këtij takimi do të jetë përgatatitjet për stinorin pranveror, që pritet të fillojë në mes të muajit shkurt.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Feronikelit për të shtyer ndeshjen e Kupës së Kosovës, ndërmjet Niklit dhe Lirisë.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 12 shkurt, ndërsa ndeshjet tjera si Drenica – Gjilani, Dukagjini  – Ballkani dhe Prishtina – Vushtrria zhvillohen më 8 e 9 shkurt.

-->