Shtyhet operacioni i Chiesas, shkak gjendja shëndetësore e tij

Futboll 18 Janar 2022 18:48

Lojtari i Juventusit, Federico Chiesa u dëmtua në ndeshjen kundër Romës në Seria A, dëmtim që e detyroi lojtarin ta mbyllte para kohe sezonin.

Dëmtimi që Chiesa mori kundër verdhekuqve ishte shumë serioz, ku lojtarit i Juventusit do t’i nënshtrohet një operacioni, i cili ishte parashikuar të bëhej ditën e nesërme.

Sipas “Sportmediaset”, futbollistin italian e ka kapluar një gjendje gripale që e po e pengon lojtarin të operohet dhe mjekët kanë vendosur ta shtyjnë operimin e lojtarit në një ditë tjetër.

Chiesa do të operohet në klinikën Hocrum në Innsbruck me doktor Fink. Koha e rikuperimit të lojtarit llogaritet të jetë 8 muaj. 

-->