Shtyhet sërish dueli i Ilir Latifit në kafaz, ja kur do të zhvillohet lufta

Sporte luftarake 23 Korrik 2019 14:57

Sërish shtyrje për duelin e radhës së shqiptarit Ilir Lati në kafaz (14 tore, 6 humbje e 1 duel pa rezultat). Mediat amerikane konfirmojnë se sfida e luftëtarit me nështetësi suedeze ndaj rusit Volkan Oezdemir është shtyrë për 7 ditë.

Kjo sfidë ishte parashikuar të zhvillohej më 3 gusht, në eventin UFC-New Jersey (Amerikë), por do të zhvillohet më 10 gusht, në eventin UFC-Uruguaj.

Shkak i shtyrjes së duelit për 7 ditë është mospajisja me vizë amerikane e njërit prej sportistëve (ende nuk dihet se cili nga sportistët nuk ka marrë vizë).

Kjo përballje është e vlefshme për peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg), por nuk është sfida kryesore e eventit.

Në eventin UFC-Uruguaj do të zhvillohet edhe sfida e titullit kampion për femra mes Valentina Shevchenko dhe Liz Carmuche.

Kjo është hera e dytë që kjo përballje mes Latit dhe Oezdemir shtyhet nga UFCja.Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar që në qershor, në eventin UFC-Stokholm, por asokohe Ilir Latifi u lëndua, vetëm pak orë para eventit.

-->