Shtyhet shitja e biletave për miqësoren me Burkina Fason – ja njoftimi i FFK’së
Futboll
21 Mars 2022
19:07

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për shkaqe teknike shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso është shtyrë për ditën e martë.
FFK njofton se shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike në dy pika të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë.
Insporti raportoi gjatë ditës së sotme se tifozëve nuk iu mundësohej t’i blinin biletat, pasi shërbimet e http://Tiks.app ishin të padisponueshme.
Ndryshe, takimi Kosova – Burkina Faso zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Insporti.com