Shtyhet takimi mes Agnellit dhe Allegrit

Futboll 16 Maj 2019 19:13

Ka përfunduar edhe takimi i dytë mes Andrea Agnellit dhe Massimiliano Allegrit, që këtë herë u zhvillua edhe në praninë e zëvendës presidentit të Juventusit, Paver Nedved dhe Drejtorit Sportiv, Fabio Paratici.

Pas më shumë se dy orësh takim mes të katërve, nuk është marrë asnjë vendim nëse bashkëpunimi me Allegrin do të vijojë, apo do të ndërpritet në fund të këtij sezoni, ndërsa gjithçka është shtyrë për nesër, në një takim të tretë.

Nëse palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk përjashtohet mundësia që Agnelli të vendosë shkarkimin që këtë verë të Allegrit, trajner me të cilin fitoi 5 herë radhazi kampionatin, ndërsa kandidatët për ta zëvendësuar janë Pochettino, Guardiola dhe Conte./Insporti