Shuma e çmendur që kërkon Anthony Joshua kundër Deontay Wilder

Boks 12 Prill 2018 13:13

Meçi që do të zgjonte një interesim të madh dhe ku shumë shpejt thuhet se do të fillojnë bisedimet, është ai në mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.

Dhe u raportua nga shtypi britanik se promotori Eddie Hearn i kishte dërguar një ofertë prej 13 milionë dollarëve Deontay Wilder që të përballet me Joshua, mirëpo vet promotori personalisht e mohoi këtë lajm pastaj.

Kjo përballje që thuhet se kanë nisur bisedimet për të dhe ndoshta mund të zhvillohet gjatë verës, po përflitet se përfitimet për të dy boksierët mund të shkojnë deri në 100 milionë dollarë dhe fillimisht ekipi i Wilder kishte kërkuar një ndarje 50/50, por pastaj kanë thënë se do të pajtoheshin edhe me 40%-shin e asaj shume.

Mirëpo, Anthony Joshua kishte deklaruar për “Sky Sports”, se nëse është një meç ku do të paguhet 100 milionë dollarë, atëherë ai nesër do të nënshkruante për që të ndeshej për gjysmën e kësaj shume.

“Nëse bëhet fjalë për një meç që paguhet 100 milionë dollarë dhe ekipi i Wilder janë të lumtur që ata të marrin 40% të shumës, kurse pjesa ime të jetë 60%, atëherë unë po them se, ma jepni gjysmën e asaj shume, pra 50 milionë dollarë dhe betohem se nesër do ta pranoja meçin”, tha Joshua.

“Por, ata (ekipi i Deontay Wilder) nuk janë duke bërë oferta të tilla të mëdha për këtë meç dhe vetëm janë duke folur kotë, për këtë arsye nuk mund ta marrë si serioze, pasi po them edhe njëherë, sikur të ishte ajo shumë e madhe në pyetje, nesër do ta pranoja përballjen”, deklaroi Anthony Joshua.

“Në anën tjetër, ne i kemi ofruar një ofertë serioze dhe të mirë, por ata në vend se të na përgjigjen në mënyrë profesionale, po e dërgojnë këtë çështje në rrjetet sociale duke përmendur shifra të paqena, vetëm sa për të bërë bujë. Unë mendoj se në aspektin historik të boksit, kjo luftë duhet të ndodh dhe nuk do të ishte në rregull për këtë kohë dhe titujt që mbajmë të dy, që të mos ndodhte”, përfundoi intervistën e tij Joshua. /Insporti.com

-->