Shuma që Akil Gjakova do të përfitojë pasi u shpall “Sportisti i Vitit”

Tokio2020 01 Mars 2019 22:14

Akil Gjakova është shpallur “Sportisti i Vitit” në ceremoninë e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), që u mbajt sot në një restaurant në Vetërrnik.

Pas sukseseve të arritura në vitin paraprak, nuk ishte aspak befasi që xhudisti nga Peja fitoi çmimin, shkruan Insporti.

Për më shumë, motra e tij, Nora fitoi çmimin “Sportistja e Vitit”, derisa dyshja shkroi historinë, duke u bërë të parët, nga e njëjta familja, që fitojnë dy çmimet kryesore të vitit në sport.

Përveç këtyre, është kuptuar edhe shuma që Akili do ta përfitojë pasi u shpall më i miri.

Komiteti Olimpik do ta shpërblejë atë me një shumë prej 2000 eurove, derisa kjo do t’i shërbejë atij si motiv dhe shtysë për suksese të mëtutjeshme. /Insporti.com/

-->