Shumë larg nga futbolli, Marcelo fillon punën si berber
Futboll
12 Mars 2022
21:50

Futbollisti 33-vjeçar i Real Madridit, Marcelo që në moshën 18-vjeçare filloi të luante si lojtar profesionist në La Liga, por tani ai ka filluar profesionin e ri – si berber, shkruan Insporti.
Lajmin e ka konfirmuar vet Marcelo me anë të një postimi në rrjetin social, Instagram.
“Barber shopi do të hapet të enjten, pas një kohe të gjatë vendosa ta hap atë dhe të fillojë të punoj si berber. Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri” – shkroi Marcelo.
Më 30 qershor, Marcelo do t’i japë lamtumirën klubit ku ka kaluar 16 sezonet e fundit dhe ndërkohë mbase tani nuk do të jetë në kërkim të një klubi të ri.
/Insporti.com