“Shumë shpejt do ta kemi ‘VAR-in’ në Kosovë”
Futboll
10 Mars 2019
21:43

Së fundmi ka pasur shumë raporte që e kanë lidhur futbollin kosovar me teknologjinë “VAR”.
“VAR” ka filluar të shfrytëzohet me përhapje të madhe anë e kënd botës, por Kosova mbetet ende në mesin e vendeve që ende nuk e ka implementuar sistemin, i cili ka për qëllim menjanimin e gabimeve potenciale të gjyqtarëve, transmeton Insporti.
Tani, duke folur për RTK-në, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka dhënë detaje rreth “VAR-it” në Kosovë.
“Projekti për VAR-in tashmë ka filluar, do të shkojnë tre veta në dy-tri kompeticione”, tha Ademi.
“Shumë shpejt do ta kemi VAR-in në Kosovë, ku do të ketë lehtësi.” /Insporti.com/