Si do të dukej tabela e Premier Ligës në qoftë se gjyqtarët nuk do të bënin gabime

Futboll 11 Korrik 2020 11:57

VAR preku fund të ri në Premier League, të enjten.

Pavarësisht saktësisë së supozuar të teknologjisë, Premier League e pranoi se tri vendime të padrejta për penallti kanë ndodhur në tri ndeshje.

Së pari, Tottenhamit iu mohua një penallti kur Joshua King shtyu Harry Kanen nga prapa, transmeton Periskopi.

Në “Goodison Park”, në ndeshjen mes Evertonit dhe Southamptonit, mysafirët fituan një penallti kur James ëard-Proëse ra mbi Andre Gomesin. Fatmirësisht, u godit transversalja nga 11-metërshi, sepse ajo penallti asnjëherë nuk është dashur të akordohej.

Pastaj, ndoshta më e keqja nga të gjitha, Manchester Unitedi fitoi penalltinë e 13-të të sezonit kur Bruno Fernandes u duk se shkeli mbi kycin e këmbës së lojtarit të Aston Villas, Ezri Konsa.

“E kuptoj gjyqtarin që e gjykoi gabim në fushë por VAR? Nuk e di cka shikojnë ata. Ky është një vendim turpërues,” tha trajneri i Villas, Dean Smith, pas ndeshjes.

Fatkeqësisht, është vetëm një shembull i vendimeve të tmerrshme që kemi parë në Premier League këtë sezon.

Por cka nëse gjyqtarët dhe VAR nuk do të kishin bërë asnjë gabim?

Si do të dukej tabela?

Epo, një llogari në rrjetet sociale pretendon se e ka llogaritur si do të dukej tabela e Premier Leagues pa gabimet e gjyqtarëve.

Shikoni më poshtë. Man United në vendin e 10-të.

-->