Si do të quhet Arena Kombëtare?

Futboll 22 Gusht 2019 08:36

Çështja e nxjerrjes në ankand të emrit të stadiumit që po ndërtohet në gërmadhat e impiantit legjendar “Qemal Stafa” ka sjellë një reagim të shumë figurave të njohura të sportit dhe politikës. Ishte zëvendës-kryeministri, Erjon Braçe ai i cili kundërshtoi përmes një statusi në rrjetet sociale shitjen e emrit, pasi sipas tij ishte një shitje e stadiumit.

Status që gjeti reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që i kujtoi Braçes se shitja e emrit është komercialitet dhe lënia në dorë e tij për t’u mirëmbajtur nga kompania e kontraktuar.

Në të njëjtën linjë është edhe opinionisti i njohur, Xhevdet Zekaj, i cili përmes “Facebook”, sugjeron që emri të ndryshohet pasi futbolli shqiptar nuk subvencionohet aspak nga shteti dhe në këtë mënyrë, FSHF duhet të marrë mbrapsht lekët e shpenzuara për ndërtimin e tij.

Ai sugjeron që stadiumi të quhet “Panajot Pano”, edhe pse më pas tërhiqet, duke thënë se emri i sulmuesit duhet të “gdhendet” në dyert e stadiumit të Partizanit. Në fund, thirrje qeverisë për të miratuar Ligjin e Sportit, pasi do të çlironte futbollin shqiptar në tërësi.

“Edhe nje here per emrin e stadiumit: Dikur kam kerkuar te quhet Panajot Pano!

Por edhe tashme mendoj keshtu se Panajot Pano mund te jete emri ideal per stadiumin Partizani!

Cfare spo lexojme e degjojme, madje edhe se perse emri i stadiumit nuk ka lidhje me historine boterore, aq me shume me historine e Anglise, Frances, Gjermanise, Spanjes, Italise etj.

Ne jemi ende si nje vend feudal, me politikane allahu na ruajte, apo vajmedet si thote Edi Rama!

Kujdes mos harroni se:

Stadiumi Olmpik i Romes mirembahet, mbeshtetet, subvencionohet nga shteti.

Stadiumi i Stade de France po ashtu nga shteti dhe e dini sa eshte kostoja per nje vit mbi dy milione dollare.

Po keshtu stadiumet ku luajne kombetaret andej kendej ne shuem vende subvencionohen nga shteti.

Pra, shteti shqiptar nuk jep asnje lek per nderitimin e Arenes, por FSHF madje i paguan shume taksa qe tani Erion Velise?

Shteti shqiptar taksoi edhe materialet sportive qe vine per stadiumin e sportin ne pergjithesi?

Shteti shqiptar nje ligj per sportin nuk miraton persembari dhe kerkon qe stadiumi mos te kete nje sponsor.

Federata asnje leke per veprimtarite nuk merr dhe ne duam qe mos te kete emer, qe prodhon te ardhura?

Natyrisht edhe Superliga pa sponsor do rri, sepse per cfare fitimesh flisni, kur popullsia po shkon drejt minimumeve?

Po, si mund te gjej sponsor Kategoria Superiore, kur shteti nuk rimburson bizneset?

Po, si kerkoni e na mesoni per stadiumin duke na sjelle pervojen e klubeve evropiane e me tej, kur sa e sa sponsore kan falur pasurine dhe shteti nuk ua njohu njehere shpenzimet.

Por zhurmuesit e te tjere:Ne nuk jemi Parisi, Londra, Roma, Berlini,Amsterdami, etj, etj jemi Albanistannn, ku asnje pushtetar nuk ka menduar per sportin, shpresoj qe Rama ne shtator ta beje, sepse ai ben gjera.

Stadiumi le te kete cfare emri te doje, mjafton qe shteti te miratoj ligjin per sportin…

Stadiumit i duhen te ardhura, dhe ato nga emri nuk jane pak per nje futboll si ky yni.

Stadiumi, parate, taksat, shteti, FSHF, hajdutet, korrupsioni, dhuna eh sa shume gjera qe themi e nuk themi dot?!”-shkruan Zekaj në “Facebook”.

-->