“Si e bëri këtë?” – te Werderi befasohen me ‘magjinë’ e Rashicës, por kosovari merr një lajm të keq

Kombëtarja 10 Shkurt 2019 16:51

Goli i dytë që e ka shënuar sot Milot Rashica, e ka befasuar edhe Werder Bremenin.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës realizoi dy gola të bukur në ndeshjen ndaj Augsburgut, të cilën Werderi momentalisht po e fiton me rezultat 3 me 0.

Rashica shënoi dy gola në pjesë të parë (në minutat 5′ e 28′), teksa goli i tij i dytë ka mahnitur edhe klubin e tij.

“Si arriti që ta bëjë këtë”, ka shkruar në ‘Twitter’ faqja e Werder Bremenit, përcjell Insporti

Por, Rashica u zëvendësua vetëm tetë minuta pas golit të dytë, për t’i liruar vendin Kevin Mohwald.

22-vjeçari u largua në loja nga minuta e 36-të, shkaku i një lëndimi, i cili shpresohet të mos jetë serioz.

Ylli i Kosovës deri tani me Werderin i ka shënuar 3 gola në vetëm 5 ditë, pasi në mesjavë i shënoi edhe Borussia Dortmundit në kupë. /Insporti.com/