Si e humbi Milani Cristiano Ronaldon

Futboll 29 Nëntor 2018 15:58

Cristiano Ronaldo do të ishte lojtar i AC Milanit nëse pronarët aktual do të ishin në krye të klubit më herët këtë sezon, thotë ish-drejtori sportiv i klubit italian, Massimiliano Mirabelli.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, i dha fund aventurës 9-vjeçare në Real Madrid duke kaluar në Serie A te Juventusi për më shumë se 100 milionë euro (rreth 112 milionë).

Por, sipas Mirabellit, 33-vjeçari, që numëron 10 gola në 17 paraqitje me Juven, fillimisht ishte afër kalimit në Milano – madje edhe ishin takuar me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes dhe se marrëveshja ishte drejt finalizimit.

“Ishte diçka që e kemi diskutuar me Jorge Mendesin”, tha Mirabelli për Sportitalia, që u shkarkua me ardhjen e pronarëve të rinj.

“E dinim se ka probleme mes Realit dhe Ronaldos. Bëmë gjithçka, por në fund pronarët kinez bllokuan marrëveshjen sepse nuk ishin të qëndrueshëm (ekonomikisht)”.

“Me pronarët e tanishëm, CR7 do të ishte lojtar i Milanit”. /Insporti.com/