Si fitoi LeBron James miliona pas ndeshjes në Romë?

Futboll 03 Maj 2018 11:00

LeBron James është basketbollisti më i mirë i kësaj gjenerate dhe kohëve të fundit është duke e tërhequr zvarrë ekipin e tij, Cleveland Cavaliers, drejt fitoreve në plejof të ligës NBA.

Ky basketbollist ka kontratë që i garanton pagë vjetore mbi 30 milionë dollarë dh efiton edhe rreth 50 milionë dollarë nga sponsorët individualë dhe firmat që i reklamon.

Mirpëo, jo shumë njerëz e dinë që mbrëmë LeBron James u bë më i pasur për miliona, pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Romës dhe Liverpoolit, që përfundoi me fitore të ekipit vendës, por rezultati i mundësoi Liverpoolit të plasohet në finale, në saje të fitores më të thellë në takimin e parë.

LeBron jaes është pronar i 2% të aksioneve në klubin e Liverpoolit, të cilat i kishte blerë në vitin 2011, kur kishin vlerë tregu rreth 6,5 milionë Euro, raportomn Insporti.

Sot, me plasmanin e Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve, besohet se e njëjta sasi e aksioneve vlejnënë treg rreth 32 milionë Euro.

Nëse 80 milionë Eurove që i ka të garantuara me kontrata ia shtojmë edhe paratë e LeBron i fiton si aksionar i Liverpoolit dhe investitor në Beats by Dre dhe në Blaze Pizza, e kemi të qartë që përveç basketbollit ku shpesh konsiderohet mbret, LeBron James në biznes ka një perandori të veten.

-->