Si ia kishte mohuar kandidimin për kryetar të FBK-së Linda Shala legjendës Zekolli?

Basketboll 14 Mars 2021 14:16

Legjenda e basketbollit, Ferit Zekolli ishte eliminuar nga gara për kryetar të FBK-së, në vitin 2016 kur kishte dërguar kandidaturën në FBK më 7 nënshkrime siç ishte paraparë me status dhe rregulloren e punës se kuvendit, por ashtu siç thotë edhe vet Zekolli, FBK-ja qëllimisht nuk e lejoi të kandidojë.

I pyetur nga Insporti.com se çfarë mendon për Linda Shalën, e cila ka qenë pjesë e Komisionit kur Zekolli u eliminua nga gara për kryetar të FBK-së, ndërsa tash synon që të bëhet kryetare e KOK- ut, Zekolli ka refuzuar të përgjigjej, duke thënë se asnjë aty (në FBK) nuk është i nivelit të tij.

“Krejt kryesia, për askënd nuk kam nevojë të flas sepse askush ty nuk janë në nivel timin, nuk jam në ngjarje as në rrjedha, sepse nuk jam tu marrë me ato punë”.

Pjesë e komisionit që eliminoi nga gara për kryetar të FBK-së legjendën Zekolli ishin: Linda Shala,Valdet Spahija dhe Arben Fondaj.

Kujtojmë se, Linda Shala kishte dështuar të bëhej anëtare e bordit të KOK-ut në vitin 2016, pasi ishte ‘mposhtur’ nga Besire Domaniku edhe Imer Rama.

Ndërsa, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) me datë 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). /Insporti

-->